Kërcënoi me pistoletë 49-vjeçarin, pranga të riut. Në banesë i gjendet stema e Policisë së Shtetit dhe…

560
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri pasi ka kërcënuar me armë zjarri një 49-vjeçar, por kontrolli në banesë ka zbuluar edhe paligjshmëri të tjera.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, pranë DVP Tiranë, dje arrestuan shtetasin Fatjon Hasimi, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri të llojit pistoletë, shtetasin A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një stemë e Policisë së Shtetit dhe një radio marrëse dhe dhënëse.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, “Vjedhje e energjisë elektrike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.


Sigal