Kërcënoi dhe gjobiti drejtorin e shkollës, në pranga 16 vjeçari

431
Një 16­ vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës me akuzën e gjobvënies. Adoleshenti ka kërcënuar dhe i ka kërkuar drejtorit të shkollës 9­ vjeçare “Shyqyri Peza” një shumë prej 2 milion lekë të reja. Policia e ka arrestuar në flagrancë teksa merrte shumën e gjobës së vënë nga drejtori, i cili kishte lajmëruar unfiromat blu për ndihmë.
“Policia e Tiranës njofton se më datë 17.08.2016, ora 14:00, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale A. R Xh, i datëlindjes 09.01.2000, banues në fshatin Sharrë, me arsim 9 klasë, sepse në orën 10:00, tek shkolla 9 vjeçare ”Shyqyri Peza”, u kap në momentin që po merrte shumën e 200.000 lekëve në formën e kërcënimit (gjobëvënës) shtetasit Resim Sulejman Metaj, i datëlindjes 17.01.1961, banues në Vaqar, drejtor i shkollës 9 vjeçare “Shyqyri Peza”. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy celularë” thuhet në njoftimin për shtyp
Sigal