Kërcënimi i Shullazit ndaj Dhori Kules, Prokuroria disponon pamje filmike

40
Kamerat e sigurisë së një hoteli, kanë hedhur dritë mbi kërcënimet e Shullazit ndaj Dhori Kules. Para tij u kërcënua edhe Mynyr Koni. Fundjavën e kaluar, Emiljano Shullazi ka kërcënuar rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ndërsa kjo situatë është filmuar nga kamerat e sigurisë së një hoteli me pesë yje. Burime të prokurorisë konfirmojnë se është filmuar momenti kur Shullazi dhe Kule janë përballur me njeri-tjetrin. Kërcënimi për rektorin erdhi pasi para tij u kërcënua edhe Mynyr Koni, kandidat për rektor në zgjedhjet e Universitetit të Tiranës. Mësohet se Kules i është kërkuar që të mos mbështesë Konin në garën përballë Klodeta Dibrës.