Keqtrajtonin fëmijët në kopsht, policia arreston 3 edukatore në Itali

491
Policia italiane ka arrestuar tre edukatore, të cilët akuzohen për keqtrajtim të të miturve në një kopsht. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Vercelli, ndërsa fëmijët e keqtrajtuar janë të moshës nga 3 deri në 5 vjeç. Ka qenë një nga nënat e një prej fëmijëve të kopshtit që ka sinjalizuar policinë për dyshimet e saj, ndërsa kjo e fundit ka nisur hetimet. ‘Tgcom’ shkruan se nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë u zbuluan 52 episode të keqtrajtimit, ku fëmijët shiheshin duke qarë, duke u tërhequr në tokë, duke bërtitur, ndëshkuar apo dhe duke u poshtëruar.
Sipas hetuesve, edukatoret kishin krijuar një gjendje terrori brenda klasave. Fill pas denoncimit, kamerat me rezolucion të lartë u instaluan në klasa, korridore, në mensa, madje edhe në palestrën e shkollës. Nga 52 episodet e keqtrajtimit, 20 prej tyre janë konsideruar më tepër serioze, Mes të tjerash policia mori dëshmitë edhe të mësuesve dhe nxënësve që kishin qenë në këtë institucion të arsimit.
Në ditët në vijim tre edukatoret do të merren në pyetje nga togat e zeza për hetimet paraprake. Po ashtu, edhe prindërit e viktimave do të thirren gjithashtu në gjykatë, ku do të dëgjohen dëshmitë e tyre bashkë me ato të fëmijëve.
Sigal