Këlcyrë, 18-vjeçarja e zhdukur martohej në tetor

450
Familja e 18-vjeçares së zhdukur, për të cilën ende nuk dihet për fatin e saj, kane thënë se ajo do të martohej në tetor dhe se të fejuarin e ka gjetur vetë. Zhdukja e 18-vjeçares nga fshati Gur në Këlcyrë ndodhi pak ditë pasi caktoi datën e martesës. Ruze Spahiu është parë për herë të fundit nga e ëma dhe i ati i saj mëngjesin e së hënës. Ata tregojnë se vajza e vogël mes 6 fëmijëve të familjes Spahiu kishte dalë më 24 gusht, me justifikimin se do të shkonte te një shoqe e klasës. Vajza kishte përdorur emrin e një shoqeje që familja në fakt nuk e njihte, duke thënë se do të diskutonin për të festuar ditëlindjen. Policia po e ndjek këtë çështje në tri pista. E para, në atë të një largimi së bashku me një shoqe, e dyta, largim indinjues për mungesën e frymës bashkëjetuese me familjarët e saj dhe e treta, arratisjen me një person të tretë.
Sigal