Kavajë, vret djalin e xhaxhait me sëpatë pas sherrit për pemën që ndante tokën

435
Sigal

Pronësia
e një lisi që ndante pronat e tyre, është kthyer në mollën e sherrit të
vazhdueshëm mes familjeve të fisit Çelhaka, të cilët sot i kanë tejkaluar të
sharat dhe janë përleshur deri në përdorimin e sëpatës e kazmës.

Në sherr janë përfshirë dy
kushërinjtë e parë, Qamil Çelhaka dhe Fatmir Çelhaka, e pasi janë konfrontuar
fizikisht Qamili ka qëlluar me sëpatë mbi djalin e xhaxhait duke e lënë të
vdekur. I plagosur nga përplasja mësohet të ketë mbetur edhe Vilson Isufi, i
cili edhe pse jo pjesë e konfliktit pronësor, ka rastisur në vendngjarje dhe
dyshohet se ka ndërhyrë për të ndarë dy kushërinjtë.

“Pas një konflikti me mjete të
forta, ndërmjet shtetasve Q. Ç. dhe F. Ç., ka mbetur i vdekur shtetasi F. Ç.
Gjithashtu ka mbetur i dëmtuar dhe një shtetas tjetër , i cili është dërguar në
S.Q.U”, sqaron polica.

Grupi hetimor po punon për sqarimin
e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ka mundur të arrestojë autorin e krimit.