Kavajë, sherr me thika në lokal, 44-vjeçari shtrohet me urgjencë në spital

505
Një 49-vjeçar, është arrestuar në flagrancë pasi ka goditur me thikë një shtetas 44-vjeçar në qytetin e Kavajës.
Shtetasi me inicialet A.M, banues në Tiranë, dyshohet se në fshatin Kryemëdhenj, në një lokal, ka goditur me thikë, shtetasin A.B, vjeç 44 banues në fshatin Synej. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital për trajtim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Më datë 05.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Kryemëdhenj, në një lokal, ka goditur me thikë, shtetasin A.B, vjeç 44 banues në fshatin Synej, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Nenet 88/1 e 279 të Kodit Penal.
Sigal