Kavajë, pranga dy hajdutëve 18-vjeçarë, iu sekuestruan 770 euro dhe 500 mijë lekë

65
Policia e Kavajës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen se kanë vjedhur shuma parash. Policia ka dokumentuar me prova ligjore se dy të rinjtë janë autorë të vjedhjes së 820 eurove në banesën e një shtetasi në Kavajë.
“Me datë 19.02.2016 nga specialistët e Komisariatit Kavajë, u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. Helshani, dhe H. Resulaj, nga 18 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi u dokumentuan me prova ligjore dhe dyshohen si autorë të vjedhjes së shumës prej 820€ në banesën e shtetasit B. H në Kavajë. Dy autoreve në cilësinë e provës materiale ju sekustrua shuma prej 770 euro dhe 500 lekë të vjetra të vjedhura”, thuhet në njoftimin e policisë.