Sigal

Një aksident me pasojë vdekje, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se rreth orës 21:00, në Gosë të Kavajës, A. M., rreth 56 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motor, pa targë është përplasur me një tabelë në anë të rrugës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Informacion Paraprak

Më datë 31. 08. 2018, rreth orës 21:00, në Gosë të Kavajës, shtetasi A. M., rreth 56 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motorr, pa targë është përplasur me një tabelë në anë të rrugës dhe për pasojë ka ndëruar jetë.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.