Kavajë, ishte në proces divorci, qëllon bashkëshorten me thikë dhe shpallet në kërkim

425
Qëllon disa herë me thikë gruan e tij pas grindjes për motive të dobëta, policia shpall në kërkim autorin. Ngjarja ka ndodhur në orën 09:30, të paradites së djeshme në banesën e çiftit, në lagjen Nr.4., Kavajë. Shtetasi L.B., 48 vjeç, është konfliktuar ashpër me bashkëshorten e tij.
Çifti në fjalë ishte në proces divorci. Fillimisht ata kanë këmbyer fyerje ndaj njëri-tjetrit dhe më pas kryefamiljari e ka qëlluar me thikë.
Gruaja ndodhet e shtruar në spital, por gjendja e saj shëndetësore paraqitet e rënduar. Në banesë kanë shkuar forcat policore për të nisur hetimet.
Autori i dyshuar i krimit është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Ndaj tij rëndon akuza e tentativës së vrasjes, mbetur në tentativë.
Sigal