Kavajë, i riu vritet me 2 plumba pistolete, i skeduar për vjedhje

391
Sigal

KAVAJE – Një 25-vjeçar nga Synej i Kavajës është ekzekutar me armë zjarri në fshatin e tij.

Viktima është Shkelzen Kola, ndërsa burime paraprake nga policia thanë  se ekzekutimi tij është kryer gjatë mbrëmjes së të dielës.

25-vjeçari ishte një emër i njohur për policinë pasi ishte shoqëruar disa herë për vjedhje. 

Ndërkohë burime pranë bluve të Kavajës thanë se Kola ishte përfshirë edhe në disa çështje mashtrimi.

I riu është ekzektuar me dy plumba pistolete, ndërsa policia vijon hetimet