Kavajë/ Gjendet një kufomë e dekompozuar

398
Gjendet një kufomë në zonën turistike të Spillesë. Trupi i pajetë është pikasur nga kalimtarë të rastit, pasditen e dijshme në orën 16:30, në fshatin Greth. Ata kanë njoftuar policinë, ku kjo e fundit shkoi në vendin e ngjarjes.
Burimet zyrtare raportojnë se kufoma është e seksit mashkull, rreth 35 vjeç, i gjatë rreth 170 cm, ende i paidentifikuar, i veshur me rroba banje dhe me disa rroba pranë. Nga veprimet e kryera, në trupin e kufomës janë vërejtur shenja të dekompozimit dhe nuk janë vërejtur shenja dhune ose me mjete prerëse.
Dyshohet se shkaku i vdekjes është vetëhelmimi. Pavarësisht kësaj, po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë Kavajë, për veprime të mëtejshme.
Sigal