Kavajë, ekzekutohet me armë zjarri Andi Peqini 27-vjeç

440
Sigal

KAVAJE– Një 27-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Kavajë. Andi Peqini është qëlluar me armë rreth orës 20:45 mes Kavajës dhe Peqinit, teksa udhëtonte me makinë. Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, vrasja ka ndodhur pas një konflikti në një pikë karburanti. Ndërkaq, uniformat e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Policia ka ngritur postblloqe, ndërsa janë marrë në pyetje dëshmitarët okularë.