Kavajë/ E mitura denoncon të fejuarin për përdhunim

645
Një denoncim i rrallë ka ndodhur një ditë më parë nga vajza që çuditi qytetin e Kavajës. 
Një e re nën moshen 18 vjec është paraqitur në Komisariatin e Kavajës dhe ka denoncuar të fejuarin për përdhunim.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë, materialet hetimore në ngarkim të djalit u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale: Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç.
“Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin D.S., banues në Peqin, pasi dyshohet se, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me të fejuarën”, njofton zyrtarisht Policia.
Sigal