Kavajë/Aksident i rëndë me motor, 20 vjeçari humb jetën, në gjendje të rëndë një vajzë

1087
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në Spille, ku një motor ka dalë nga rruga duke u përplasur në asfalt.

Për shkak të goditjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i motorit Donald Agolli, rreth 20 vjeç ndërsa është plagosur rëndë një vajzë, pasagjere në motor.