Katër vlonjatë kapen brenda vilës së luksit të mbushur me kokainë e marijuanë

522
Katër të arrestuar, një kilogram kokainë e sekuestruar gjatë krehjes së një vile luksi në Marina Qendër, gjatë një operacioni të realizuar nga njerëzit e sektorit të narkotikëve në Skuadrën e Lëvizshme të Rimini.
Katër shqiptarë të moshave nga 20 deri në 33 vjeç janë arrestuar në flagrancë për posedim të 1 kg kokainë, 4 kg marijuanë, para kesh dhe materiale për paketimin e dozave të drogës.
Të arrestuarit:
B.L., 33 vjeç;
H.S., 27 vjeç,
M.E., 24 vjeç;
I. G., 20 vjeç.

Policia arriti në gjurmët e 4 shqiptarëve duke ndjekur një shpërndarës të famshëm kokaine deri në vendin e fshehtë ku ruante drogën. Strofulla përbëhej nga dy bodrume dhe një garazh të vendosura dy kate nën tokë, që lidheshin me një ndërtesë të ndërtuar kohët e fundit luksoze në Marina Center, në rrugën Alfieri.

Agjentët e Antidrogës kanë dokumentuar vajtje-ardhjet e shpërndarësve nga garazhi duke arritur të identifikojnë edhe 2 kantina ku fshihej droga.

Pasi ndaluan në vend dy shqiptarë, agjentët kanë kontrolluar banesat ku është gjetur edhe droga, kokainë dhe marijuana dhe në një prej dy banesave policia ka gjetur edhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët kanë përfunduar në pranga për shpërndarje droge.

Përveç 1 kg kokainë, 4 marijaunë, policia ka sekuestruar edhe 2300 euro që dyshohet se vinin nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes dhe material të nevojshëm për peshimin, prerjen dhe paketimin e drogës. Po kështu është sekuestruar edhe një pistoletë lodër, një imitim i përsorur i një Berrete 92 FS, arma që kanë forcat e rendit në Itali.

Të katër shqiptarët e arrestuar sipas policisë italiane janë me origjinë nga Vlora dhe të padënuar më parë. Tre ishin me dokumente të rregullta në Itali, ndërsa i katërti vetëm me leje pune.
Sigal