Katër të arrestuar në Dibër, për aksidente dhe dhunim të grave

518
Sigal

Katër persona janë arrestuar nga policia e Dibrës në 12 orët e fundit, dy për aksidente me pasojë vdekjen dhe dy të tjerë për dhunë në familje.

Në pranga ka rënë Foni Snalla, 34 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin K.K, i cili ka humbur jetën. Materialet në ngarkim të tij iu referuan prokurorisë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po kështu u ndalua shtetasi Nuredin Kurti, 58 vjeç, banues në Klos, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas policisë, ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen B.K, 56 vjeçe. Kjo e fundit pasi ka dalë nga spitali pas aksidentit të ndodhur, ka humbur jetën në banesë ditën e djeshme.

Po kështu u arrestuan Ervin Pali, 24 vjeç, banues në Tirane dhe Veli Ndoj, 38 vjeç, banues në Burrel për dhunën psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, M.P, 20 vjeçe dhe S.N, 24 vjeçe.

Materialet proceduriale do të referohen në Prokurori për veprën penale dhunë në familje.