Katër shqiptarë në pranga, vodhën… kungulleshka

454
Katër të rinj shqiptarë janë arrestuar natën e së enjtes nga karabinierët në Acerra, provinca e Napolit. Ata ishin autorë të vjedhjes së 25 arkave me kungulleshka nga toka e një fermeri vendas, i cili do t’i nxirrte në treg të nesërmen.

Duket si një histori qesharake vjedhja e kungujve duke pasur parasysh që zakonisht vidhen objekte me vlerë më të madhe. Por, vjedhja e produkteve bujqësore është shndërruar në një problem të vërtetë për fermerët, të cilët detyrohen të bëjnë roje në tokat e tyre, shkruan cronachedellacampania.it. Është një xhiro prej qindra mijëra eurosh, pasi produktet e vjedhura shiten në treg me çmime më të ulta.

Arkat e vjedhura nga katër shqiptarët iu kthyen të zotit, ndërkohë që karabinierët tani po hetojnë për të zbuluar se ku shiten produktet e vjedhur.
Sigal