Karta ideniteti gjermane dhe viza false, kapen dy shqiptarë në Greqi

491
Sigal

Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë  pasi u janë gjetur 350 karta identiteti gjermane dhe franceze bosh, si dhe 100 viza gjermane.

Të arrestuarit janë një shofer i autobusit të një linje Shqipëri-Greqi, si dhe ndihmësi i tij, përkatësisht 41 dhe 38 vjeç. Arrestimi i tyre është kryer në rrugën Ionia, pranë Artës.

Pas kontrollit që është bërë në automjetin e linjës janë gjetur dokumentet false të fshehura pas sediljes së shoferit, në brendësi të kabinës së tij, raportojnë mediat greke.

Dy të arrestuarit janë dërguar te prokurori i zonës, ku u është dhënë akuza për falsifikim.