Kapshticë, sekuestrohen 500 kg kanabis; një i arrestuar

44
Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar rreth 500 kg kanabis sativa që u gjet e fshehur në një kamion që kishte si destinacion Turqinë. Në pranga është vënë drejtuesi i kamionit, Eldi Zahiri, një 38-vjeçar nga Durrësi. Lënda narkotike u gjet e ndarë në 474 pako të mbështjella me letër natriban ngjyrë kafe. Kanabisi ishte fshehur në pjesën e tavanit të mjetit dhe në rimorkio.