Kapshticë, sekuestrohen 20 kg kanabis, arrestohet 32-vjeçarI

475
Shërbimet e policisë kufitare të Kapshticës në bashkëpunim me Doganën dhe me Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve të DVP- Korçë kanë vënë në pranga shtetasin Renis Kasapi, 32 vjeç, banues në fshatin Karbuna të Lushnjës, pasi në mjetin me të cilin udhëtonte iu gjetën 20 kg kanabis.
Policia nisi procedimin në gjendje të lirë edhe ndaj shoqërueses së tij në mjet, 21 vjeçares me iniciale S.C, banuese në Kombinat, Tiranë.Këtyre personave iu gjetën në automjetin tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 049 NF, që drejtohej nga shtetasi Renis Kasapi, 40 pako me kanabis, me një peshë 20 kg.
Policia thotë se mjeti në të cilin udhëtonin dy të rinjtë iu nënshtrua kontrollit në vijën e dytë pas dyshimeve të krijuara për trafik të lëndëve narkotike. Sakaq policia sekuestroi edhe 3 aparate celularë, shumën prej 1150 euro si edhe automjetin ku u gjet lënda narkotike. Materialet për hetime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Sigal