Kapshticë, rezultonte i dënuar për rrëmbim personi, arrestohet 24-vjeçari

410
Policia e Korçës ka bërë të mundur sot arrestimin e një 24 vjeçari nga Lezha i akuzuar për rrëmbim personi.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga është vënë shtetasi Shtetasi Gjok Gjinaj, banues në fshatin Bllanë, rrethi Lezhë, i cili është ndaluar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare të Kapshticës, pasi gjatë kontrollit në doganë ka rezultuar se ishte person në kërkim.
Gjinaj u kthye deportiv nga Policia Greke, sepse Gjykata e Rrethit Lezhë, me vendim të datës 09.02.2015, ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale: “Rrëmbim ose mbajtje peng personi në rrethana lehtësuese, kryer në bashkëpunim”.
Sigal