Kapshticë, pala greke riparim sistemi, për 2 orë sot jashtë funksionit

470
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korçë, bën me dije se ditën e sotme, prej orës 13:30 deri në orën 15:00, pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, do të kryejë një riparim sistemi.
Sigal

Për shkak të ndërprerjes së sistemit, gjatë këtij harku kohor, nuk do të mund të kryhet regjistrimi i shtetasve, të cilët duan të kalojnë kufirin. Pala greke ka njoftuar se defektin në sistem e ka konstatuar në orën 13:00. Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit pohon se gjatë riparimit do të bllokohet qarkullimi dhe për këtë arsye nuk do të ketë regjistrim udhëtarësh.