Kapet super-banda e drogës Spanjë-Britani, në pranga edhe 3 shqiptarë

483
Policia spanjolle ka arrestuar 3 shtetas shqiptarë, 1 rus, 1 spanjoll dhe 6 britanikë gjatë një operacioni antidrogë. Emrat e të arrestuarve nuk bëhen me dije ende, ndërsa mësohet se hetimi ka nisur që prej muajit janar. Droga drejt Britanisë transportohej me disa furgonë të marrë me qira, ndërsa kanabis kultivohej në një pronë private. Policia sekuestroi 150 kg marijuanë, 8 makina dhe 36 mijë paund, si dhe mjete të tjera për përpunimin e drogës. Roli i shqiptarëve në këtë rrjet nuk dihet ende.
Sigal