Kapet shqiptari që ndihmoi trafikun e drogës me avionë drejt Italisë

369
9 muaj më parë në Torino të Italisë, u kap një avion me drogë që ishte nisur nga Shqipëria. Gazeta italiane “La Stampa”, shkruan se një prej bashkëpunëtorëve të trafikut të drogës është kapur në Itali. Ai është Vladimir Kolaj dhe gruaja e tij rumune Gina Manole. Shqiptari dhe gruaja e tij janë arrestuar disa javë më parë më 25 prill 2016, sërish për drogë si pjesë e një bande që shpërndante kokainë dhe grabiste banesa në Italinë Veriore. Vladimir Kolaj ishte mes 15 të arrestuarve, 13 prej tyre shqiptarë. Hetimet e policisë italiane për avionin e vogël me drogë të kapur në Torino në shtator 2015, nxorën se Vladimir Kolaj kishte gisht edhe në transportin ndërkombëtar të drogës me avion nga Shqipëria në Itali. Në avionin e modifikuar u sekuestruan rreth 80 kg kanabis të ardhur nga Shqipëria, dhe u arrestuan Maksim Llanaj 37 vjeç, Pasquale D’Ambrosio 58 vjeç, Fitor Alliaj 43 vjeç dhe Rosario Campisi. Avioni me drogë që u kap në shtator 2015 ishte në pronësi të Pasquale D’Ambrosio, pronar i një restoranti dhe që kishte pasion avionët e vegjël sportivë.
Sigal