Kapet shqiptari në Itali, shiste kokainë në bregdet

410
Vijojnë arrestimet e shqiptarëve në Itali, për drogë. Këtë të premte, sipas mediave italiane, është vënë në pranga nga karabinierët një i ri 25-vjeçar, pasi u kap me 14 gram kokainë dhe një armë. Karabinierët i kishin prej kohësh nën mbikqyrje lëvizjet e shqiptarit me iniciale F.K, banor në Atri, pa dokumente të rregullta. I riu sapo e kishte marrë një sasi të madhe droge dhe ishte gati për ta shitur atë në bregdetin e Teramos. Policia bastisi edhe banesën ku rrinte shqiptari ku i gjetën të fshehur në një kavanoz qelqi, 14 gram “pluhur të bardhë”, si dhe materiale të ndryshme për paketimin e saj. Përveç kësaj, e fshehur në një kuti prej kallaji, agjentët gjetën edhe një pistoletë e kalibrit 9, e paligjshme, dhe 53 plumba. Shqiptari u transferua në burgun e Castrogno.
Sigal