Kapet shqiptari, 80 mijë euro drogë me biçikletë, por u ‘tradhtua’ nga …

689
Një i ri shqiptar me iniciale P.X., lindur më 1999, shiste drogë në Frosinone, duke qarkulluar me biçikletë. Pasi u kap nga karabinierët dje pasdite tentoi të ikte, edhe në mënyrë të dhunshme, duke iu hedhur sipër biçikletën, pastaj u hoq si i pastrehë që jetonte poshtë urave. Por, në xhep kishte çelësin e një dere të blinduar.
Para se të kapej nga karabinierët, djali hodhi një zarf me 16 gramë kokainë dhe u përpoq të largohej, por pa sukses.
Falë profilit në Facebook, karabinierët arritën të identifikonin banesën e 19-vjeçarit, në perfieri, dera e së cilës u hap me çelësin që i gjetën në xhep. Në shtëpi iu gjetën 790 euro, dy peshore, material konfeksionimi për dozat e drogës, 200 gramë kokainë e dy gramë hashash. Vlera e drogës në treg do të ishte rreth 80 mijë euro.
Sigal