Kapet sasia më e madhe e heroinës në Itali

499
Sigal

Një sasi rekord heroine, nga më të mëdhajat e 20 viteve të fundit  është sekuestruar në Portin e Xhenovas në Itali.

Operacioni i Antimafias italiane në bashkëpumin me policinë doganore dhe drejtorinë e antidrogës ka çuar në kapjen e 270 kg heroinë, fshehur në konteinerat që udhëtonin nga Irani drejt portit të Xhenovas.

Policia italiane pas zbulimit të sasisë së drogës, ka nisur operacionin e zbardhjes së përgjegjësve të organizimit e trafikimit të kësaj sasie të madhe heroine.

Falë bashkëpunimit me shërbimin ndërkombëtar policor dhe me Eurojust, policia italiane  ka organizuar e kontrolluar çdo lëvizje të drogës deri në dorëzimin e parë të heroinës bërë jashtë territorit italian.

Në këtë operacion antidrogë  u përfshinë 5 shtete.

Koordimimi i punës mes autoritetet gjyqësore të Italisë, Zvicrës, Hollandës, Belgjikës e Francës. çoi në arrestimin e 2 personave në Hollandë.

Gjatë ditës pritet të zbardhen më shumë detaje mbi këtë sekuestrim rekord heroine.