Kapet pas 1 viti në kërkim trafikanti i drogës dhe armëve në Vlorë (EMRI)

559
Në vijim të operacionit për kapjen e personave në kërkim, policia e Vlorës ka arrestuar 25 vjeçarin Olsi Nexhipi. Nexhipi ishte i shpallur në kërkim prej dhjetorit të vitit 2016.
Ai është dënuar me vendim të formës së prerë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.
“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës së tyre për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit: Olsi Nexhipi, 25 vjeç, banues në Vlorë,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë

Vlorë
Vijon puna për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim !
Kapet nga Policia një shtetas i dënuar për dy vepra të ndryshme penale !
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës së tyre për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit :
Olsi Nexhipi, 25 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas është dënuar me vendim të formës së prerë nr.733 datë 07.12.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” parashikuara nga nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Sigal