Kapet nga Guardia Di Finanza, shqiptari që trafikoi 1 mijë kg kokainë

135

Një operacion i gjerë kundër trafikut të drogës është zhvilluar nga Guardia Di Finanza në Romë, ditët e fundit, ku në pranga ra edhe kreu i grupit një italian Costantino Sgambati, 42 vjeç, i cili ishte i lidhur me mafien romane ‘Coluçia’ apo ‘Santa Corona Unita’.

Policia italiane ka lëshuar 18 urdhra ndalimi, ndërsa grupi ishte bërë një kanal i rëndësishëm i shpërndarjes së drogës.

Sipas ‘Il Messagero’, gjatë këtij operacioni u kapën 73 kg kokainë, 140 kg hashash, 20 armë zjarri kallashnikovë, mitralozë Skorpion dhe silenciator, 6 kg eksplozivë të fuqishëm, 5 detonatorë dhe një jelek antiplumb.

Gjatë hetimeve u zbulua edhe roli i një shqiptari 31 vjeçar.

Dorian Petoku, u arrestua në Gico, janarin e kaluar si pjesë e operacionit “Kostoja e ulët e Brazilit”, në përpjekje për të importuar mbi 1000 kg kokainë nga Amerika e Jugut në bashkëpunim me disa shtetas italianë, pjesë e organizatës.