Kapet në Vlorë gomonia e nisur nga Brindizi, kaloi kufirin pa lajmërim

644
Një gomone me gjatë si rreth 6.5 metra është kapur nga autoritetet shqiptare në zonën e Semanit. Gominia drejtohej nga dy persona, V.L., 48 vjeç banues në Vlorë dhe Xh.L., 49 vjeç me shtetësi italiane.  Gomonia u kap në zonën e Semanit duke lundruar në drejtim të Gjirit të Vlorës në bashkëpunim me Guardia di Financa. 48-vjeçari shqiptar dhe 49-vjeçari italian do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Të dy këta persona rezultojnë me të kaluar kriminale në shtetin italian.
Nga kontrolli paraprak rezultoi se mjeti lundrues me një motorr 150 hp i markës “Korbeli”, me gjatësi 6.5 m dhe gjerësi 2.3 m, pa flamurë, pa mbishkrim, i pa matrikulluar, me ngjyrë blu dhe të bardhë me shirita të verdhë, pronë e shtetasit V. L., i cili deklaroi se ishte nisur nga Porti i Brindizit për në Vlorë, të mërkurën rreth orës 06:00. Shqiptari dhe italiani nuk kanë bërë njoftim në Kapitenerinë e Portit dhe Policinë Kufitare Vlorë për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe do të akuzohen për “kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Autoritetet kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale të mjetit lundrues.
Sigal