Kapet në Tiranë 43-vjeçari i dënuar me 20 vite burg në Itali për trafik, plagosje e armëmbajtje

131
Policia e Tiranës ka vënë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë një 43-vjeçar të dënuar në shtetin fqinj për një sërë veprash penale.
Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit pranë DVP Tiranë, ndaloi dhe arrestoi përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Petrit Lekndreaj, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane e kanë dënuar me 20 vjet burgim, për veprat penale “Trafik droge”, “Plagosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, të parashikuar nga nenet 81, 110, 576 të Kodit Penal Italian dhe nenit 73 të Ligjit mbi Drogat.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.