Kapet në portin e Durrësit me 46 mijë euro shtetasi italian, dyshohen të fallcifikuara

409
Një shtetas italian është arrestuar pasi në makinën e tij janë sekuestruar një pistoletë, fishekë, si dhe 46 750 euro të cilat dyshohen si të fallcifikuara.
Në portin e Durrësit, Sektori Kundër Trafiqeve ndaloi shtetasin Otto Prinoth, 46 vjeç, banues në Itali. Policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar: Mjetin tip “Ford” me targa EV451GH ; Një pistoletë TT model 54, kalibër 7.62mm pa krehër ; Një krëhër pistolete TT me 5 copë fishekë model 54, kalibër 7.62 ;
46 750 euro të cilat dyshohen të fallsifikuara dhe të padeklaruara në autoritetin doganor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsorë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikim i armëve dhe municioneve”, “Fallsfikim të monedhave”dhe”Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendëve me vlerë”
Sigal