Kapet në Mallakastër vrasësi i vitit 1991: është 79 vjeç

550
Sigal

Policia ka arritur të kapë pas 27 vjetësh, një person të arratisur dhe të dënuar nga drejtësia me 25 vjet burg për vrasje me dashje. Ai është Kadri Rustemi, 79 vjeç, banues në Lavdan. Rustemi është dënuar në vitin 1996, por vrasjen e kreu me çifte në 1991 kur ishte 52 vjeç dhe ka arritur gjithë këto vite t’i shpëtojë dënimit.

NJOFTIMI I POLICISE SE FIERIT: 

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.

I dënuar me 25 vite burgim për veprën penale “Vrasje” kapet dhe ndalohet nga  policia e Mallakastrës një shtetas i shpallur në kërkim.

Pas marjes së informacionit në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Kadri Rustemi, 79 vjeç, banues në Lavdan, Mallakastër.

Me vendim Gjykate Nr.38 datë 26.12.1996, ky shtetas është dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” parashikuar nga Nenet 76 dhe 76/22 të Kodit Penal.

Shtetasi Kadri Rustemi, në datën 26.07.1991 ka vrarë me armë gjahu shtetasin Xh.H dhe ka tentuar të vrasë shtetasin A.H, banues në Mallakastër.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.