Kapet në Mal të Zi gomonia e pikasur në Karaburun, skafistët s’janë shqiptarë

597
Pas 24 orësh kërkime bllokohet në ujërat malazeze gomonia me tre trafikantë, asnjëri prej tyre shqiptar. Lajmi bëhet i ditur nga polica shqiptare që konfirmon gjithashtu edhe faktin se skafistët janë nga Mali i Zi.
Për të humbur gjurmët pas ndjekjes ata kanë hedhur bidonat dhe celularët në det të hapur, por s’kanë mundur t’i shpëtojnë kapjes.
Gomonia rreth 3 m e gjatë, me dy motorë të fuqishëm u pikas dje rreth orës 13:50 teksa lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan. Për kapjen e saj u vunë në lëvizje tre shtete Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi. Pas konstatimit në det të hapur, policia kërkoi ndihmën e FA për kapjen e gomones. Menjëherë operacionit i janë bashkuar anija “Oriku” dhe helikopteri i FA, “Cougar”, të cilët kanë ndjekur në ujërat neutrale gomonen që lëvizte me shpejtësi.
Dyshimet se gomonia do të ngarkohej me drogë në Karaburun i përforcoi edhe fakti që policia gjeti të fshehur rreth 28 kg kanabis, midis shkëmbinjve në Karaburun.
Por pavarësisht ndjekjes, gomonia arriti që të zhdukej për disa orë, derisa u arrit të bllokohej në Mal të Zi.
Ndërkohë mësohet se vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës.
Sigal