Kapet në Itali shqiptari i dënuar me burg përjetë për vrasje në Athinë

444
Një shqiptar i dënuar për vrasje në Athinë është kapur në Itali. Erjon Bixi, 34 –vjeç u ndalua gjatë një kontrolli rutinë të policisë në Camigliano të Caserta-s. Pas kontrolleve të mëtejshme policia zbuloi se ai ishte shpallur prej 13 vjetësh në kërkim për një vrasje të kryer në Greqi në vitin 2003. Për kapjen e tij kishte një urdhër – arrest ndërkombëtar. Pas arrestimit, pritet që ai të ekstradohet për në Athinë.
Sigal