Kapet mësuesi, nuk i vuri asnjë mungesë nxënësit që kishte 10 muaj jashtë vendit

447
LEZHË – Për plot 10 muaj një nxënës 17-vjeçar ka qenë jashtë Shqipërisë, por mësuesi i tij e ka regjistruar në shkollë si frekuentues të rregullt duke mos i vendosur asnjë mungesë.
Rasti është denoncuar më 23 dhjetor të 2015-ës nga qytetarët në portalin e policisë “Komisariati dixhital”, ndërsa më 5 janar u bë i mundur edhe arrestimi i mësuesit të shkollës 9-vjeçare në fshatin Kolsh të Lezhës. 61-vjeçari Zef Nikolli akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve shkollore.
Kjo pasi prej 1 prillit të 2015-ës nxënësi me inicialet K.Sh ka dalë jashtë territorit të Shqipërisë dhe ende nuk është kthyer…por në regjistër ai rezulton sikur i kishte frekuentuar rregullisht orët mësimore përgjatë kësaj kohe.
Sipas hetimeve që ka kryer policia, 17-vjeçari është larguar edhe më herët për një periudhë dy mujore, nga data 22 tetor deri në 22 dhjetor të 2014 dhe sërish ndaj tij nuk është vënë asnjë mungesë në regjistër. 
Sigal