Kapet me kokainë në Tiranë, Dashi, ish-tutori i prostitutave

756
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shpërndarës kokaine që rezultoi se kishte qënë i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.
Nga operacioni antidrogë i koduar ”Fresku” u arrestua Emra Dashi, 25 vjeç nga Tirana dhe u sekuestrohen 70 doza kokainë.
Pas informacioneve në rrugë operative, u mësua se Dashi shiste kokainë në doza të vogla në zonat e Freskut, Xhamllikut dhe Porcelanit.
Ai u ndalua nga shërbimet e Policisë në rrugën e “Dibrës” pranë një lokali dhe kokaina iu gjet në trup dhe në banesë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal.


Sigal