Kapet me drogë në Stokholm, arrestohet djali i Mehmet Shehut

432
Policia suedeze ka arrestuar djalin e ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu. Në Stokholm është vënë në pranga Skënder Shehu. Arrestimi i Skënder Shehut është bërë një muaj më parë, por lajmi u publikua sot, 17 maj. Skënder Shehu është arrestuar pasi u kap në banesën e tij me një sasi të konsiderueshme marihuane. Marihuanë u gjet në banesën e cila ishte e regjistruar në emër të Skënder Shehut dhe në emër të një shtetasi të huaj dhe ishte marrë me qira. Autoritetet suedeze vijojnë hetimet për Shehun dhe shtetasin tjetër, në lidhje me sasinë e marihuanës së gjetur. Ndërsa nga policia shqiptare nuk kemi një informacion në lidhje me këtë arrestim.
Sigal