Kapet me 6 kg drogë arrestohet shqiptari në Greqi, 4 të tjerë në kërkim. Ja emri

486
Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në kryeqytetin grek pasi akuzohet trafik droge. Ai ra në prangat e policisë fqinje pasi iu gjetën një sasi prej 6 kg kanabis dhe dy peshoresh precizioni në një apartament, në lagjen Neo Kosmo të Athinës.

Nga verifikimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qera nga 35 vjeçari shqiptar, raportojnë mediat greke.

Bashkë me të arrestuarin, policia identifikoi edhe katër shtetas të tjerë shqiptarë që gjithashtu implikohen në trafiqe droge. Po punohet për kapjen dhe arrestimin e tyre.
Sigal