Kapet me 293 fara kanabisi në makinë, arrestohet 32-vjeçari

471
Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas 32-vjeçar pasi u kap me 293 fara kanabisi në makinë. Gjyatë kontrollot në banesën e tij, policia ka sekuestruar edhe një pistoletë. Burime nga polcia bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar është Emiliano Tafa, 32 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Jaguar”, me targa AA 885 BA, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 293 fara bime, të dyshuara si Cannabis Sattiva, të cilat dyshohet ti ketë patur me qëllim për t’i shitur. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, grupi hetimor, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Revolver me mulli”, e kalibrit 9 mm.
Sigal