Kapet me 16.5 kg heroinë, “kimisti” shqiptar kthen apartamentin në laborator

86
ITALI – Policia italiane ka gjetur në apartamentin e një 23-vjeçari shqiptar 16.5 kg heroinë.
Fitim Ramci, i cili jetonte në një apartament në Sesto San Giovanni (Milano) e kishte kthyer shtëpinë e tij në një laborator droge.
23-vjeçari u arrestua mbrëmjen e të enjtes, por lajmi për prangosjen e tij është bërë publik vetëm sot.
Agjentët e antidrogës mësynë apartamentin e shqiptarit pas tri javësh hetimeve, që nisën nga një raport konfidencial.
Shqiptari do të bënte procesin e përzierjes dhe ndarjes së sasisë prej 16.5 kg heroinë.
Gjatë procesit të përpunimit, banorët e zonës kanë nuhatur tymin e drogës, pavarësisht se shqiptari kishte vendosur një freskuese të madh në dritare.
23-vjeçari kishte blerë dhe një televizor për të kaluar kohën gjatë procedurës së përpunimit të drogës, vlera e të cilës në treg do të shkonte në 400 mijë euro.