Kapet me 100 kg drogë, arrestohet i riu në Vlorë

121
Në kuadër të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike, policia ka arrestuar një 26-vjeçar në Vlorë pasi u kap me 102.5 kg drogë në automjetin e tij.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë të rasteve të prodhim shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, një tjetër rast operacioni i koduar ”Shigjetat” është finalizuar me sukses ditën e sotme nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e patrullave të Shigjetave, në DVP Vlorë,” njofton policia.

Operacioni u finalizua në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur “Kalaja”, ku shtetasit Eraldo Canaj, 26 vjeç, banues në Vlorë i janë sekustruar në automjetin tip ” Polo” me targa AA 428 KC, një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 102 kg e 500 gram.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin e lartëpërmendur si posedues të lëndës narkotike si edhe ka sekuestruar, sasinë e lëndës sëbashku me mjetin në cilësinë e provës materiale.

Materilalet u referuan në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.