Kapet Ilir Hoxha, erdhi nga Greqia më këmbë me çifte në krah

523
Policia kufitare e Kapshticëa ka arrestuar 45-vjeçarin Ilir nga fshati Gegë i Kuçovës. Ai hyri, nga Greqia në Shqipëri, nga mali, më këmbë, me çiften me 2 fishekë hedhur në krahë.
Më datë 30.10.2017, shtetasi i mësipërm është kapur nga kontrollet e shërbimeve të Policisë Kufitare Kapshticë, duke hyrë në territorin shqiptar, nga kufiri i gjelbër në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit personal, këtij të fundit i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e proves materiale 1 çifte dhe 2 fishekë çifte pa dokumentacionin përkatës.
Veprimet proceduriale u kryhen nga specialistët e Seksionit për Trafikun e paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” .
Sigal