Kapet i shumëkërkuari, porositi 3 vrasës me pagesë për një ekzekutim

533
DIBËR – Në kuadër të operacionit të koduar “Xhiroja e Fundit” të realizuar nga drejtoria e policisë së Dibrës u bë e mundur kapja e të shumëkërkuarit Mirdash Osmani, 34 vjeç nga Gjorica e Bulqizës. 
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Dibrës kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” si autor i dyshuar për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Mësohet se më datën 10 nëntor të vitit 2014 Mirdash Osmani ka porositur tre vrasës me pagesë me inicialet B.L, L.XH dhe V. C, për të ekzekutuar shtetasin F.A.
Falë ndërhyrjes në kohë të policisë së Bulqizës vrasësit me pagesë janë neutralizuar dhe janë arrestuar në flagrancë.
Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme. 
Sigal