Kapet i dyshuari i fundit, vodhën picerinë natën e Krishtlindjeve

457
Policia e Fierit ka arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme edhe personin e fundit që dyshohet se ishte bashkëpunëtor në vjedhjen e një piceri në të njëjtin qytet.
Në pranga ka rënë Martin Ruko, 19 vjeç, banues në lagjen “Re”, Patos. 19-vjeçari, së bashku me 4 persona të tjera dyshohen se vodhën një ditë më parë një piceri në lagjen “Sheq i Madh”, që ishte në pronësi të shtetasve M.H. dhe P.H..
Ata arritën të merrnin 90 mijë lekë dhe 160 euro xhiro ditore. Katër prej tyre u arrestuan brenda pak orësh, ndërsa Martin Ruko arriti të arratisej për pak orë deri sa u kap.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Fierit për akuzën vjedhje me dhunë kryer në bashkëpunim.
Sigal