Kapet i dënuari me 8 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve

615
Një 39-vjeçar i dënuar me 8 vite burg është arrestuar nga policia e kryeqytetit.

Policia sqaron se “në pranga u vu shtetasi Florjan Qafa 39 vjeç i dënuar më parë për penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhërin e datës 14.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.”

Arrestimi i Florjan Qafës u bë në kuadër të operacionit të koduar “Star” nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 1, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme.
Sigal