Kapet i arratisuri nga burgjet, 45-vjeçari nga Memaliaj

569
Policia e Shtetit ka arrestuar një person që i kishte ikur burgut, Fatmir Xhaxhajn nga Memaliaj, 45 vjeç. Ai ishte dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Arrestimi u krye nga Policia e Sarandës.
Xhaxhaj ishte dënuar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me 5 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal.
Shtetasi i mësipërm do t’i dorëzohet strukturave policore të DVP.Gjirokastër për veprimet e mëtejshme procedurale.
Sigal