Kapet hajduti vlonjat në Dropull, dhunoi 71-vjeçaren për t’i vjedhur banesën

384
Ka tentuar të vjedhë me dhunë një të moshuar, por është arrestuar në kohë rekord nga policia. Kjo është historia që ka ndodhur në fshatin Likomil, në Dropullin e Sipërm, ku 28 vjeçari, Ndriçim Dervishaj nga Vlora ka tentuar që të vjedhë me dhunë një të moshuar me inicialet E.Dh, 71 vjeçe. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull njofton se ky shtetas ka shkuar në orët e pasdites rreth orës 18.00 në banesën e shtetases E.Dh e cila ishte vetëm në oborrin e banesës pasi bashkëshorti kishte ikur me bagëti.
Pasi ka shkuar në oborr ka ushtruar dhunë mbi shtetasen E.Dh duke i mbyllur gojën me qëllim që kjo të hapte banesën dhe të tregonte lekët dhe mos bërtiste. Shtetasja E.Dh në përpjeke e sipër ka mundur të kërkojë ndihmë duke bërtitur. Në këto kushte shtetasi i lartpërmendur është larguar me vrap pa vjedhur gjë në banesë. Banorët e fshatit kanë lajmëruar Stacionin e Policisë Dropull ku falë reagimit në kohë të Policisë është bërë e mundur që pas 45 minutash policia të kapë dhe arrestojë në flagrancë autorin rreth dy kilometra lar vendngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje me dhunë e mbetur ne tentativë” parashikuar nga nenet 139 dhe 22 të Kodit Penal.
Sigal