Kapet hajduti serial/ 24-vjeç por tmerri i sarandjotëve, ja sa banesa bastisi për një muaj (Emri)

Një hajdut serial, i kthyer në makthin e sarandjotëve është vënë në pranga nga policia e qytetit jugor. Ndonëse në një moshë të re, 24-vjeçari ka kryer 6 vjedhje brenda një muaji por gjithashtu ka edhe një të kaluar të ‘spikatur’ në këtë fushë.

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndryshme si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës, kanë zhvilluar operacionin “Speed”, në të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Dhimitri Terolli, 24 vjeç, banues në lagjen Nr.3, Sarandë.

U krye arrestimi i tij pasi ditën e djeshme në lagjen Nr.1, ka vjedhur banesën e shtetasit A.H., ku ka marrë disa sende të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:

1- Më datë 12.03.2018, në lagjen Nr.1., ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D..

2- Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V..

3- Më datë 29.03.2018, në lagjen Nr.3., ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B..

4- Më datë 03.04.2018, në lagjen Nr.1., ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V..

5- Më datë 05.04.2018, në lagjen Nr.1., ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj..

Shtetasi rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.